"Gjuha e kaltër" po shfarosë bagëtitë në Medvegjë
Lokale

"Gjuha e kaltër" po shfarosë bagëtitë në Medvegjë

03.Sep.2014 17:43
0
Në territorin e komunës së Medvegjës është lajmëruar sëmundja "gjuha e kaltër"- ethet katarale, sëmundje virusale e cila rrezikon t'i shkatërrojë kafshët, në veçanti delet, ndërsa ekipet veterinarike edhe sot janë në terren.

Komuna ka siguruar ndihmë urgjente financiare për 30 blegtorë të cilët kanë lajmëruar që tek kafshët është vërejtur kjo sëmundje prej të cilës janë të rrezikuara 300 dele.

 “Kemi rast që në një shtëpi prej 100 deleve kanë ngordhur 50 dele, ndërsa nga buxheti komunal parat do të shkojnë në vaksinimin e gjithë kafshëve në territorin e Medvegjës”, ka thënë kryetari i komunës së Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq shkruan gazeta "Novosti".

Kjo sëmundje nuk mund të bartet tek njerëzit, ndërsa te kafshët e bartin mushkonjat dhe rriqrat. Ajo shpërndahet tek kafshët kështu që gjuha pas kafshimit të mushkonjave ose rriqrave i bëhet e kaltër, pas të cilës kafsha nuk mund të ushqehet dhe ngordh./Titulli.com/

Halimi: Diskriminimi po nxit spastrimin etnik
Zgjedhjet në Luginë, a do të marrin pjesë partitë politike?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration